Telegrafi

Një burrë fillimisht mbeti gojëhapur kur lexoi se çfarë i ishte shkruar në kartën e Krishtlindjeve nga familja (Foto)

Një burrë ka mbetur, së paku në momentin e parë, gojëhapur pasi halla e tij dhe xhaxhai i kanë dërguar një kartë të Krishtlindjeve me një mbishkrim interesant.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Rob Cook i cili mori një kartë nga halla e tij Les dhe xhaxhai Roy, duke i uruar atij një Krishtlindje të lumtur.

Në kartë shkruhej: ‘Rob. Të urojmë një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të Gëzuar. Argëtohu dhe përpiqu të mos punosh shumë. Shumë dashuri Lesley dhe Roy’.

Por ajo çfarë e ka bërë të qeshte në fillim atë është fakti se në vend të fjalës “work” (punë) aty dukej sikur ishte shkruar “wank” (masturbim).

Dhe nëse do të lexohej ashtu, i bie që ata ti kenë shkruar: ‘Rob. Të urojmë një Krishtlindje të Gëzuar dhe një Vit të Ri të Gëzuar. Argëtohu dhe përpiqu të mos masturbosh. Shumë dashuri Lesley dhe Roy’. /Telegrafi/