Një burrë rus është shpëtuar pasi kaloi më shumë se dy muaj në një varkë të vogël me fryrje në Detin Okhotsk në lindjen e largët të Rusisë.
Zyrtarët thonë se një burrë, i quajtur nga mediat si Mikhail Pichugin, 46 vjeç, u gjet nga një ekuipazh i një anije peshkimi gati 1,000 km nga vendi ku u nis në fillim të gushtit, përcjell Telegrafi.
Mësohet se në varkë u gjetën trupat e vëllait të tij dhe të nipit 15-vjeçar.
Gruaja e Pichugin ka thënë se ata kishin shkuar në det për të parë balenat dhe kishin marrë furnizime ushqimore për dy javë.
Ajo tha se pesha e tij mund të ketë qenë një faktor në mbijetesën e tij – ai ishte 100 kg kur u nis për në udhëtim, dhe raportet thonë se vetëm gjysma kur u shpëtua 67 ditë më vonë.
“Ne nuk dimë asgjë ende. Ne e dimë vetëm se ai është gjallë… Është një lloj mrekullie!”, ka thënë ajo.
MAN SURVIVES 67 DAYS AT SEA AFTER BOAT ACCIDENT IN THE PACIFIC
Mikhail Pichugin, a survivor of a boat accident in the Sea of Okhotsk, is in serious condition at the Magadan Regional Hospital.
After drifting for 67 days he lost 50 kilograms, relying on rainwater and soaked peas… pic.twitter.com/yjajyJsimo
— AN-94 Reports (@an94reports) October 15, 2024
Ajo tregoi gjithashtu se vajza e tyre duhej të shkonte në udhëtimin fatkeq, por ajo kishte vendosur që donte të kthehej në shtëpi.
Një kërkim me helikopter nuk kishte gjetur asnjë gjurmë të treshes pasi u raportua zhdukja e tyre.
Dhe varka u zbulua të hënën teksa notonte pranë një varke peshkimi në detin Okhotsk, në brigjet e Gadishullit Kamchatka, i cili shtrihet në lindjen e largët të Rusisë.
Ai ishte tanimë një burrë me mjekër me jelek shpëtimi.
“Nuk më ka mbetur më forcë”, ka thënë ai teksa është çuar në një vend të sigurt ndërsa trupat e vëllait të tij Sergei, 49 vjeç, dhe nipit Ilya, ishin ende në varkë.
Sa i përket mënyrës sesi ai ishte në gjendje të mbijetonte për kaq gjatë në Detin e Okhotsk – më i ftohti në Azinë Lindore – një përfaqësues nga dega e largët lindore e sindikatës së marinarëve rusë sugjeroi se furnizimi me peshk mund të ketë luajtur një rol.
Pichugin tani po shërohet në spital, ku përshkruhet si në një gjendje “pak a shumë të qëndrueshme” nga mjekët. /Telegrafi/