Një grua myslimane ka ndarë me ndjekësit e saj një përvojë paksa të “hidhur”, kur një burrë e pyeti nëse hixhabin që e kishte vënë në kokë derisa po punonte tek akuariumet, ishte kostum i pinguinëve.
Gruaja nga Sydney e identifikuar si Savannah, tha se burri e pyeti “a je veshur si pinguin” derisa ajo kishte të veshur hixhab në orarin e saj të punës, transmeton Telegrafi.
Këtë përvojë e ndau përmes një videoje në rrjetin social që u bë viral për pak kohë.
“Sapo më tha ashtu, fillova të mendoj nëse vërtetë po dukem si pinguin. Nuk e dija çfarë të thosha dhe ia ktheva po jam pinguini”, tha Savannah,
E pavarësisht se më vonë i kishte kërkuar falje, kjo grua thotë se për ditë të tëra kishte qenë e shqetësuar nga pyetja e tij. /Telegrafi/