Telegrafi

Një burrë e përqeshi gruan në palestër, tani të gjithë ia kanë zili me mënyrën si është kundërpërgjigjur

Kat Kamalani ka vendosur në mënyrë më të mirë të mundshme, t’i kundërpërgjigjet pyetjes seksiste të një burri në palestër të fitnesit.

Kjo stjuardese dhe nënë e dy fëmijëve kishte shkuar në palestër për të ngritur pasha. Një burrë i ishte afruar për ta pyetur nëse mund të ngrit 15 kilogramë peshë, transmeton Telegrafi.

“Unë i thashë se do të marrë peshën 45 kilogramëshe. Filloi të qesh dhe më tha se nuk mund ta ngrit dhe më gisht bëri në drejtim të peshës 2 kilogramëshe duke ma bërë me dije se ato janë për vajza”, tha Kamalani në videon e publikuar në TikTok.

Por ajo nuk u dorëzua. Mori peshën 45 kilogramëshe dhe filloi të ushtroj pa ndonjë problem. E kjo video ka marrë mbi 56 mijë shikime.

“Është dashur që peshat t’ia hedhësh atij. I ke treguar se kush janë gratë, të lumtë”, ishin disa prej komenteve të shumta. /Telegrafi/

@katkamalaniSorry? What did you say again? #fitness #strongwomen #weightloss

♬ Sharing Locations (feat. Lil Baby & Lil Durk) – Meek Mill