Një burrë duke ikur nga leopardi dhe disa të tjera: Fotografitë më të mira të AFP-së që tregojnë ngjarjet që formësuan vitin 2019
Hakim Kasami
Nga një Theresa May e emocionuar që njoftoi dorëheqjen e saj si kryeministre, tek dëmet shkatërruese të shkaktuara nga Storm Dorian në Bahamas dhe imazhe përhumbëse të luftës civile në Siri, AFP ka publikuar një përzgjedhje të fotografive të saj më të mira të vitit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, imazhet spektakolare kapin ngjarjet historike që formësuan vitin 2019 dhe vendosin skenën për vitin 2020.
Ndryshe, viti 2019 pa një shpërthim demonstrimesh në të gjithë botën ndërsa njerëzit kërkuan një rregullim të sistemeve politike dhe veprime mbi ndryshimet klimatike.
Imazhet e pabesueshme gjithashtu tregojnë një leopard që sulmon një burrë indian në zonën Lamba Pind në Jalandhar dhe ylli Cardi B që mbërrin për Met Galla 2019 në Muzeun Metropolitan të Artit.
Protestat masive antiqeveritare shpërthyen nga Libani dhe Iraku deri në Hong Kong dhe Kolumbi ndërsa njerëzit u ngritën para qeverive të tyre.
Aktivistja e re e klimës, Greta Thunberg nxiti një reagim global rreth ndryshimeve klimatike.
Fotografitë e tjera shprehin ngjarjet që shpalosën në sferën politike të SHBA-së, gjatë një viti në të cilin Demokratët filluan një hetim për largimin e presidentit Donald Trump. /Telegrafi/