Herët në mëngjesin e së hënës në një garazh në Dobrinjë, një person i ka vënë zjarrin me dashje një veture.
Për fat të mirë, zjarri është shuar nga pjesëtarët e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve të Kantonit të Sarajevës, përcjell Telegrafi.
Dhe kanë qenë kamerat e sigurisë ato që kanë kapur momentet, ku shihet një burrë me kapuç duke derdhur lëng të ndezshëm mbi makinën dhe më pas duke i vënë flakën.
Por me gjasë, atij plani nuk i ka shkuar ashtu siç pritej – pasi flakët kanë përfshirë edhe dorëzat e tij.
Ndonëse ka tentuar ta shuajë zjarrin – nuk ia ka dalë, ndaj i ka hequr, i ka hedhur dhe ka ikur nga garazhi i nëndheshëm.
Në dysheme u lanë dorezat të cilat mund të ndihmonin hetuesit të identifikonin dhe gjenin autorin. /Telegrafi/