Mbrëmë në një banesë të ndërtesës në rrugën “Vladimir Komarov” është gjetur trupi i të ndjerës M.M. (1991) nga Ohri. Nga ana tjetër, në shkallët e të njëjtës ndërtesë, është gjetur trupi i të ndjerit Predrag T (1980) nga Shkupi, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga policia thonë se vajza ka banuar me qira. Arsyet për vdekjen deri më tani nuk janë të qarta, andaj trupat e pajetë të dy personave janë dërguar për obduksion./Telegrafi/