Policia gjermane ka gjetur trupat e një burri dhe dy fëmijëve, 11 dhe 13 vjeç, në një shtëpi në një qytet afër Hamburgut.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, policia tha të hënën se po i trajton vdekjet si një rast të dyshuar për vrasje. Në të tre trupat janë gjetur plagë me armë zjarri.
Një grua e cila ishte plagosur rëndë nga të shtënat me armë është gjetur gjithashtu nga policia.
Hetuesit thanë se vlerësimi i tyre fillestar tregoi se të katër personat janë nga e njëjta familje.
Policia ishte thirrur në shtëpinë në Glinde të dielën vonë.
Ata gjetën të vdekur dy fëmijët dhe 44-vjeçarin të shtrirë. Ai vdiq në vendngjarje pasi përpjekjet për ta ringjallur dështuan.
Ndërkohë bëhet e ditur se 38-vjeçarja është dërguar në spital pasi ka marrë ndihmën e parë.
Prokuroria publike nuk ka dashur të thotë se kush ka qëlluar me armë zjarri dhe nëse 44-vjeçari ishte babai biologjik i fëmijëve. /Telegrafi/