Site icon Telegrafi

Një burrë i dehur qëllon për vdekje fqinjën me pushkë – nuk i kujtohet pse e kishte bërë (Foto/Video, +18)

Një burrë i nervozuar por nën ndikim të alkoolit ka qëlluar për vdekje një grua me pushkë, por thotë nuk i kujtohet se pse e kishte bërë një veprim të tillë.

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin rrëqethës, kur gruaja 37-vjeçe derisa po ecte në parking qëllohet me pushkë nga një burrë, ndërsa e gjithë ngjarja raportohet të ketë ndodhur në qytetin Novosibirsk të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Videoja është publikuar në internet, ku shfaqet momenti kur një burrë del nga vetura duke mbajtur në dorë një pushkë.

Viktima që sipas policisë ishte fqinje e vrasësit, e cila në momentin që pa burrin duke mbajtur pushkën në dorë kishte tentuar të largohet e frikësuar. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=Fl0mmPlqXDY

 

Exit mobile version