Site icon Telegrafi

Një burrë bën vetëvrasje në Qabe, hidhet nga ballkoni mes njerëzve (Video)

Një person bëri vetëvrasje vetëm disa metra larg vendit të njohur si Qabe, brenda xhamisë së Madhe të Mekës, duke u hedhur nga kati i tretë në sipërfaqe, ku mijëra pelegrinë po kryejnë tarafin.

Incidenti ndodhi të premten vonë dhe momenti u incizua në video nga të pranishmit brenda kompleksit të Masjid al-Haram.

Identiteti i njeriut nuk është publikuar, ndërsa ka raporte kontradiktore në lidhje me këtë çështje.

Daily Sabah shkruan se personi që kërceu është një shtetas 26 vjeçar francez i cili u konvertua në Islam, përcjell Telegrafi.

Incidenti ndodhi gjatë muajit të agjërimit të Ramazanit, kur mijëra myslimanë dynden në Xhaminë e Madhe.

Vetëvrasja konsiderohet një mëkat i madh në Islam.

Vitin e kaluar, një burrë saudit u kap nga policia, ndërsa po përpiqej të ngrinte zjarr pranë Qabesë së Shenjtë për myslimanët.

Autoritetet po hetojnë motivin e vetëvrasjes, dhe po marrin parasysh nëse ka pasur shkelje të sigurisë.

Exit mobile version