Site icon Telegrafi

Një burrë bëhet personi i parë në 15 vjet që mundi kalin në një garë në Uells

Një burrë është bërë fituesi i tretë ndonjëherë i garës legjendare “Njeriu apo Kali” në Uells.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Ricky Lightfoot kaloi vijën e përfundimit përpara kalit dhe kalorësit të parë, gjatë sfidës epike prej 22.5 miljesh (rreth 36 kilometra).

Kështu, Ricky – një zjarrfikës me profesion – fitoi çmimin prej 3,500 £ (rreth 4 mijë euro) pasi arriti cakun me një kohë prej dy orë, 22 minuta dhe 33 sekonda.

Gara e terreneve të vështira me 1200 pjesëmarrës ishte rikthyer të shtunën, 11 qershor, pas një pauze dyvjeçare.

Për më shumë se 40 vjet, ngjarja maratonë ka pasur vetëm tre persona që e kanë përfunduar garën më shpejt se një kalë.

Hera e fundit që një vrapues mundi kalin dhe kalorësin e parë në garë ishte 15 vjet më parë në vitin 2007 kur Florien Holtinger kaloi vijën e cakut në 2 orë, 20 minuta dhe 30 sekonda.

Shpërblimi fillon nga 500 £ dhe rritet me 500 £ çdo vit që ngjarja zhvillohet – derisa të fitohet.

Në vitin 2004, fituesi i parë i garës Huw Lobb fitoi 25,000 £ (rreth 23,800 euro). /Telegrafi/

Exit mobile version