Të paktën një agjent i FBI hapi zjarr ndaj një burri të armatosur jashtë selisë së CIA-s në Virginia të hënën, thanë autoritetet.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, i dyshuari u qëllua dhe u plagos pasi ai “doli nga automjeti i tij me një armë”, rreth orës 6 pasdite, tha FBI në një deklaratë.
I dyshuari i paidentifikuar u dërgua në një spital lokal dhe gjendja e tij nuk u bë e ditur menjëherë.
FBI tha se po shqyrton incidentin.
“Procesi i rishikimit është i plotë dhe objektiv dhe kryhet sa më shpejt që të jetë e mundur në rrethanat e caktuara”, tha FBI. /Telegrafi/