Telegrafi

Një burrë 45 vjeçar nga Kolorado ka thyer rekordin botëror të ushtrimeve ‘chin-up’

Një 45 vjeçar nga Kolorado e vuri në provë stërvitjen e tij fizike duke thyer Rekordin Botëror Guinness për më së shumti “chin-up” në një orë.

Frank Sagona kreu 1010 “chin-up” në kohën e lejuar, duke thyer rekordin e Stephen Hyland prej 993, i cili qëndron që nga viti 2011.

“Ky është testi përfundimtar i forcës dhe mendjes mbi materien”, tha Sagona për Guinness World Records, raporton UPI, përcjell Telegrafi.

Ai tha se përpjekja e tij ishte bërë më sfiduese nga një tendosje muskulore në shpinë një ditë para përpjekjes së tij zyrtare të thyerjes së rekordit.

“Ndihesha pa frymë deri në 44 minuta. Më pas fillova të ndihesha sikur mund ta bëja në të vërtetë”, bëri të ditur ai, duke shtuar “Lëndimi im ngadalësoi ushtrimet. Unë në fakt vjella menjëherë pas ngjarjes”.

Sagona ia kushtoi rekordin e tij mikut të tij, Mike Roumph, i cili e ndihmoi të fillonte stërvitjen për rekordin tre vjet më parë, por vdiq para se të mund të shihte punën e palodhur.

“Ky rekord nuk ishte vetëm për mua, por për kujtimin e Majk”, deklaroi ai. /Telegrafi/