Telegrafi

Një i burgosur rrihet nga pesë të tjerë në burgun e Dubravës

Burgu i Dubravës /Foto: Ridvan Slivova

Një person (i burgosur) ka marrë lëndime trupore pasi është sulmuar fizikisht nga pesë të tjerë.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 15:30, në burgun e Dubravës.

Tutje bëhet e ditur se viktimës i është ofruar tretman mjekësor.

“Lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar- i burgosur, pasi i njëjti është sulmuar fizikisht nga pesë të dyshuar meshkuj  kosovarë,  po ashtu të burgosur. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti në hetime”, thuhet në raport. /Telegrafi/