Agjencia e lajmeve INA bën të ditur se në burgun e Shtipit ka vdekur një i burgosur nga Tetova, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas kësaj agjencie, njëri nga rojet e burgut ka njoftuar se i burgosuri SH. SH 40 vjeç, nga Nerashti, ka rrëshqitur para qelisë së tij, me ç’rast ka ndëruar jetë si pasojë e thyerjeve në trup.
Mjekët kanë konstatuar se nga rënia, tashmë i vdekuri, kishte thyer eshtrat, kryesisht brinjët, ndërkaq detaje tjera nuk ka./Telegrafi/