Site icon Telegrafi

Një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh

Pamjet e kamerave të vëzhgimit tregojnë momentin kur një bukëpjekëseje në Angli iu prish dita kur këpuca e saj u “ngatërrua” nën një karrocë ushqimesh, duke “ia shkatërruar” gjithë mundin e saj.

Isabel Maidens, e cila kishte kaluar gjithë ditën duke rregulluar produktet e pjekura në furrën e saj, po përpiqej të lëvizte një karrocë të ngarkuar me ushqime kur ndodhi “aksidenti”, përcjell Telegrafi.

Ndërsa deshi të lëvizte karrocën, një nga këpucët e saj u mbërthye nën të, gjë që bëri që e gjithë karroca të lëkundet dhe të rrëzohen tabaka me ëmbëlsira.

Isabel mund të shihet në pamje duke bërë një përpjekje të dëshpëruar për të shpëtuar punën e saj, por tabakatë bien të gjithë dhe derdhen nëpër dysheme.

Pronarja e biznesit nga Rossendale, Lancashire, më pas shihet me kokën në duar. /Telegrafi/

Exit mobile version