Site icon Telegrafi

Një bujtinë për ta shijuar ndjenjën e vdekjes

Shtëpia-bujtinë është e dizajnuar sipas modelit të mauzoleve kineze, ndërsa shtretërit janë të punuar sipas dizajnit të arkivolit.

"E kam marrë me qira këtë copë të tokës, për të hapur fermë, mirëpo pasi kishte shumë varreza në fushë, askush nuk ka dashur të punonte tek unë”, ka thënë ajo.

Jiao ka shpjeguar se ideja për të hapur një bujtinë-mauzole, i ka ardhur fare rastësisht. "Pasi kishte shumë varre, thash pse të mos u jap njerëzve rastin që ta shijojnë vdekjen”, ka thënë ajo.

Jiao ka shtuar se asnjë myshteri, që ka probleme me zemër, nuk do të pranohet në bujtinën e saj, ndërsa ata me probleme mentale, duhet të shoqërohen nga personat e shëndoshë.

Exit mobile version