Site icon Telegrafi

Një britanik thotë se Armstrong ka shfrytëzuar frazën e tij

The Sun” shkruan se 73-vjeçari Gary Peach, kishte pasur frikë se amerikanët do të thoshin fjalë të papërshtatshme kur të zbarkonin në hënë dhe ato do të shkruheshin në librat historikë.

Asokohe Gary punonte në një stacion për kërkime hapësinore në Australi, dhe i pyetur për opinionin e tij se çfarë duhej të thoshte njeriu i parë që do të shkelte në hënë, Gary kishte sugjeruar: “Një hap i vogël për njeriun, por një hap gjigant për njerëzimin”.

Një amerikan i pranishëm në bazë, ia kishte dërguar këtë ide NASA-s, dhe pastaj Armstrong i kishte shfrytëzuar këto fjalë më 20 korrik 1969 kur kishte shkelur në hënë.

“E dëgjova çfarë tha ai, por unë vazhdova me punën time”, është shprehur Gary.

Exit mobile version