Telegrafi

Një britanik është arrestuar për “transmetim të drejtpërdrejtë të abuzimit seksual të fëmijëve në Filipine”

Ky është momenti dramatik kur një turist britanik u arrestua pasi dyshohet se drejtonte një uebsajt të abuzimit seksual të fëmijëve në Filipine.

John Crotty, 64 vjeç, nga Cardiff, Uells, u burgos në MB për nëntë vjet në vitin 2013, por u transferua në vendin e varfër të Azisë Juglindore në shkurt të këtij viti, menjëherë pas lirimit të tij nga burgu, përcjell Telegrafi.

Ai dyshohet se hapi një faqe interneti dhe llogari të mediave sociale të cilat i përdori për të shpërndarë foto të turpshme dhe për të transmetuar shfaqje të drejtpërdrejta të vajzave të mitura filipinase që ekspozoheshin.

Policia arrestoi Crotty kur ata bastisën shtëpinë e tij njëkatëshe të tij me qira në Tangub City, provincën Misamis Occidental më 15 shtator. /Telegrafi/