Site icon Telegrafi

Një boshnjak vodhi 100 mijë euro në një bankë në Austri, rrezikon të dënohet me 15 vjet burg

Një shtetas i Bosnjë dhe Hercegovinës (51) sot do të deklarohet para një gjykate në qytetin austriak të Linz për vjedhjen e 100,000 eurove, në një grabitje që ai kreu në degën e Bankës Sparkasse vitin e kaluar.

Sipas mediave boshnjake, përcjell Telegrafi, një veprim të tillë, ai e kishte ndërmarrë bashkë me një person tjetër.

Ai e bëri atë me një person tjetër, të dy të maskuar në degën e sipërpërmendur.

Pas grabitjes ka qenë një grua që ka aktivizuar alarmin.

Hajdutët, sipas mediave, u arrestuan katër muaj pas kësaj grabitje, pak pasi kishin ikur për në Slloveni.

Nëse shpallen fajtor, ata rrezikojnë të dënohen me 15 vjet burg. /Telegrafi/

Exit mobile version