Site icon Telegrafi

Një bombë neutralizohet në Kongresin Amerikan, një në Komitetin Kombëtar Republikan

Të paktën dy bomba të dyshuara janë gjetur në kryeqytetin amerikan të Uashingtonit.

Njëra prej bombave u gjend në një ndërtesë të zyrave të Komitetit Kombëtar Republikan dhe një në kompleksin e Capitol Hillit të SHBA-së, tha një zyrtar federal për zbatimin e ligjit për CNN-in

Lexo po ashtu Momenti i plagosjes me armë të një gruaje brenda Kongresit Amerikan

Zyrtari tha se këto ishin pajisje të vërteta shpërthyese dhe ato u hodhën në erë për t’u bërë të sigurt.

Ndërkohë, mbështetësit e presidentit amerikan, Donald Trump kanë hyrë dhe kanë shkaktuar trazira në Capitol Hill.

Lexo po ashtu Rrahje masive mes mbështetësve të Trumpit dhe policisë brenda Kongresit Amerikan

Madje, një grua është plagosur në qafë pas të shtënave me armë gjersa shumë policë dhe protestues janë lënduar.

Tashmë Trump dhe presidenti i zgjedhur, Joe Biden kanë bërë thirrje për qetësi dhe largimin e protestuesve në Kongresin Amerikan.

Ndryshe, ky i fundit është dashur që gjatë ditës së sotme të legjitimonte fitoren e demokratit, Biden. /Telegrafi/

Exit mobile version