Boksieri profesionist nga Tanzania, Hassan Mgaya vdiq në moshën 29-vjeçare, vetëm pak ditë pasi u nokautua brutalisht nga Paul Elias.
Përleshja mes dy boksierëve ka ndodhur më 27 dhjetor dhe boksieri fatkeq është dërguar menjëherë në spital, ku ka ndërruar jetë tri ditë më vonë.
Mjekët më vonë përcaktuan se Mgaya vdiq nga plagët e marra në luftën e lartpërmendur.
“Mgaya u dërgua në Spitalin e Palestinës në Sinza të Tanzanisë përpara se të transferohej në Spitalin Mëananyamala ku kaloi momentet e tij të fundit”.
“E gjithë familja WBC dhe Presidenti Mauricio Sulaiman dërgojnë ngushëllimet tona më të thella për familjen dhe miqtë e kampionit tonë të dashur. Pusho në paqe”, thuhet në njoftimin e WBC.
Boxer Hassan Mgaya dies aged 29 just days after suffering KO defeat https://t.co/o7kzuPBf09 pic.twitter.com/Ncr94tWod0
— The Sun – Boxing (@SunBoxing) January 3, 2025
Ndryshe, mediat vendase raportojnë se Mgaya ka marrë disa goditje të rënda gjatë meçit dhe se ka kafshuar gjuhën e tij e cila i ka rënë në fyt pas nokautit.
Mgaya është luftëtari i dytë tanzanian që vdes në muajt e fundit pasi Abasi Mselem vdiq në nëntor pasi u rrëzua gjatë një përleshjeje në Zanzibar. /Telegrafi/
— World Boxing Council (@WBCBoxing) January 2, 2025