Telegrafi

Një bojkot i rrjeteve sociale në Angli ka filluar

Bojkotimi i rrjeteve sociale nga punëtorët e futbollit në Angli filloi të premten pasdite dhe do të zgjasë deri të hënën në mesnatë.

Të gjithë klubet profesionale të Ligës Angleze të Futbollit, përfshirë ekipet nga Premier League, si dhe Superligën e grave dhe Kampionatin, kanë filluar bojkotin e rrjeteve sociale.

Klubet nuk janë vetëm – shoqata e menaxherëve të Premier League, shoqata e lojtarëve profesionistë të EFL, të gjithë gjyqtarët profesionistë dhe shoqata e tyre, shoqata e tifozëve dhe organizata “Kick it out” gjithashtu do të bojkotojnë, transmeton Telegrafi.

Bojkoti do të vijë për të paralajmëruar përsëri për abuzimin e rrjeteve sociale.

Punëtorët e futbollit në Angli po luftojnë homofobinë dhe racizmin në këtë mënyrë. /Telegrafi/