Një “objekt i gjatë i zjarrtë” në formë spirale është parë në qiell gjatë të enjtes mbrëma, duke i vënë në lajthitje qytetarët se çfarë mund të jetë ajo.
Të apasionuarit e teorive konspirative menjëherë filluan të publikojnë versione të ndryshme, duke pretenduar se bëhet fjalë për një “shi meteorësh” apo fishekzjarrë e edhe si një lloj “bishti të aeroplanit , transmeton Telegrafi.
Megjithatë ekspertë të astronomisë kanë reaguar menjëherë për të shuar kureshtjen e shumë qytetarëve, duke thënë se bëhet fjalë për një fenomen natyror.
Ky lloj “bishti i zjarrtë” fillimisht ishte vërejtur me Cambridgeshire të Anglisë, nga Gerry Underwood që jeton në një barkë në kanalin Stretham së bashku me partneren e tij. /Telegrafi/