Telegrafi

Një bari nga Dibra ka humbur jetën nga vetëtima

Bariu nga Dibra sot në mëngjes është gjetur i vdekur në fshatin e Strugës në Lokovë. Sipas policisë, me siguri ka ndërruar jetë nga goditja e vetëtimës.

Nga MPB-ja kumtuan sot të mëngjes rreth orës 04:30 në Stacionin Policor Strugë, personi S.N ka paraqitur se në vendin “Sllavillo” mbi fshati Lokovë, është gjetur trupi i vdekur u U.E (35) nga Dibra, i cili ka kullotur kafshët dhe me siguri ka ndërruar jetë nga goditja e vetëtimës.

Këqyerja e vendit të ngjarjes do të bëhet gjatë ditës së sotshme./Telegrafi/