Telegrafi

Një banor tregoi frigoriferin e mbushur me “rezerva”, pas njoftimit se McDonald’s po pezullon biznesin në Rusi

Një foto e frigoriferit, e cila supozohet se është bërë në Rusi pas njoftimit se McDonald’s aktualisht po pezullon biznesin në atë vend për shkak të agresionin në Ukrainë, po përhapet në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ka qenë një përdorues i Reddit që postoi një foto të një shoku – më saktësisht frigoriferin e tij me një përshkrim: “McDonald’s po mbyllet përgjithmonë, kështu që këto janë rezervat e mikut tim.”

Ai shprehet se janë të paktën 50 hamburgerë të markës së njohur, ndërkohë që vështirë se ka vend për ushqime të tjera.

Interesante – në raftin e pasmë ka një pako djathë feta ose, siç quhet në vende të tjera, djathë bullgar. /Telegrafi/