MPB Maqedoni bën me dije se dje në orën 16:10 është raportuar se në rrugën për në fshatin Haraçinë, Shkup, në automjetin e pasagjerëve “Citroen” me marka të Shkupit është gjetur i vdekuri A.I.(50) nga fshati Saraj, Shkup.
Një mjek i Ndihmës së Shpejtë ka konfirmuar vdekjen pa gjurmë të dukshme dhune.
“Kontroll është kryer nga ekipi inspektues nga SPB Shkup dhe trupi i pajetë i të ndjerit i është dorëzuar familjes”, thonë nga MPB.