Siç njoftojnë nga policia, 25 vjeçari nga fshati Llojan të Kumanovës dje duke vozitur me armë ka plagosur një bashkëfshatar.
“Dje në ora 19:30 në fshatin Llojan të Kumanovës, V.Ç nga fshati Llojan, duke qenë në automjetin e tij “Opel Astra”, me tabela të Kumanovës, me pistoletë ka gjuajtur drejt Z.I (67) nga i njëjti fshat”, thuhet në njoftimin e policisë.
Ata shtojnë se 67 vejçari është plagosur, ndërsa plagosja është konstatuar në spitalin e përgjithshëm të Kumanovës.
Këqyrjen e vendit të ngjarjes e ka kryer ekipi i SPB Kumanovë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/