Santander Bank me bazë në Boston dërgoi gabimisht 155 milionë euro në 75 mijë llogari, duke habitur mbajtësit e tyre që nuk dinin identitetin e bamirësit në mëngjesin e Krishtlindjes.
Tani punonjësit në bankë po tentojnë t’i kthejnë paratë, gjë që vështirësohet nga fakti se një pjesë e madhe e transaksioneve janë bërë në llogaritë e bankave të tjera.
Ndodhi një gabim kur pagesat nga 2000 llogari biznesi u postuan dy herë, raportojnë mediat amerikane.
Në deklaratën e bankës thuhet se janë duke u zhvilluar bisedime me bankat që marrin këto pagesa – Berkeley Bank, HSBC, Netvest, Cooperative Bank dhe Virgin Mani Bank.
Këto banka kanë deklaruar se do të “përpiqen të kthejnë paratë nga llogaritë e klientëve të tyre”.
Megjithatë, nuk dihet se si do të veprojnë bankat në rast se përdoruesit e tyre i kanë shpenzuar tashmë paratë, sepse kthimi mund të çojë në një deficit të paligjshëm në llogari.
Santander Bank la të kuptohet se mund ta kapërcejë problemin duke i detyruar punonjësit e saj të kontaktojnë drejtpërdrejt njerëzit në mënyrë që të kthejnë paratë që u janë paguar gabimisht. /Telegrafi/