Telegrafi

Një bankë investuese hyn në tregun e Kosovës

Për këtë ai ka biseduar edhe me kryeministrin Hashim Thaçi si dhe me drejtorin e Bankës Qendrore, Hashim Rexhepi, ndërsa ka bërë kërkesë për licencë.

“Me zyrtarë të qeverisë kemi biseduar për investimet në miniera dhe për rafinimin e nikelit, kurse banka që do të hapim lehtëson këto investime”, tha Khozan i cili është përfaqësues i tri korporatave, të cilat do të financojnë këto projekte.

Sipas tij, fokusimi primar i bankës është investimi në projektet e korporatave në kuadër të CVMR. “Nga takimet që kemi pasur, kemi kuptuar se Qeveria e Kosovës përkrah projektet për prodhimin e energjisë nga burime alternative ose të termocentraleve me kapacitet prej 100 deri në 1000 megavat”.

CVRM, përveç nikelit, mund të rafinojë edhe 16 metale të tjera. Të gjitha këto Khozan premton se do t’i bëjë me teknologji moderne dhe garanton sistem me zero ndotje.

Vetëm me realizimin e projektit për rafinimin e nikelit do të punësohen rreth 2.000 punëtorë. Njëkohësisht edhe banka e re duhet të jetë atraktive për tregun kosovar. “Vetë fakti i hapjes së një banke të re nënkupton se ajo mund të ndikojë në uljen e kamatave në kredi”, shtoi ai.

Khozan mendon se kriza financiare në botë nuk paraqet rrezik për Kosovën. “Tregu bankar në Kosovë është i vogël dhe i sigurt. Kosova nuk ka bërë investime kolosale para shpalljes së pavarësisë, ndërsa në të ardhmen ato do të jenë më të sigurta”, vlerësoi Khozan.

CVRM ka të punësuar 12 mijë e 300 punëtorë. /NKR/