Site icon Telegrafi

Një ‘balonë gjigante’ e mbushur me turistë ‘përplaset’ mbi formacionet shkëmbore në Turqi – dëshmitarja rrëfen ngjarjen

Dy britanikë shikonin të tmerruar teksa një “balonë gjigante” e mbushur me turistë u përplas në formacionet e famshme shkëmbore të Turqisë – pas një fryrje ere të frikshme.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, Rebecca Horsfall, 31 vjeçe, filmoi momentin tronditës kur balona me 20 turistë dhe dy pilotë u përplas në shkëmbinjtë e zonës Love Valley në Cappadocia, Turqi, rreth orës 6 të mëngjesit të së shtunës.

“Papritmas njerëzit po bërtisnin dhe po vraponin në skaj të luginës”, tha për MailOnline zonja Horsfall, e cila shkoi në një vend me partnerin e saj Kieran McDonnell, 30 vjeç, për të bërë fotografi për mediat sociale.

Sipas saj, njërit prej turistëve aty dukej se i kishte rënë të fikët por për fat të mirë, asnjë nga turistët apo pilotët nuk u lëndua.

Ndërkohë një nga pasagjerët ka thënë për mediat lokale se piloti ‘na jepte vazhdimisht besim dhe rehati’, pavarësisht uljes së ashpër. /Telegrafi/

Exit mobile version