Telegrafi

Një baladë nga Machiato Band (Video)

“Premtimet” quhet kënga më e re e Machiato Band që është lansuar me videoklip.

Me tekst të Chipsit (Urbanbeats) dhe muzikë të Machiato Records, projekti i ri është një baladë që pritet të pëlqehet nga fansat e grupit.

Lexo po ashtu Pamje ekskluzive prej klipit të ri të Machiato Band (Foto)

Realizimi i videoklipit i është besuar Bug Production, kurse kënga është incizuar me instrumente ‘live‘.

“Kënga është baladë dhe jemi të kënaqur me realizimin e klipit”, kishte thënë për Telegrafin anëtari i bendit, Filonid Gjikolli, për këngën e re.

Grupi ka bërë të ditur se pos kësaj balade, janë edhe dy këngët të reja që do të dalin së shpejti. /Telegrafi/