Kemi mbërritur në fund të verës dhe të gjithë përfitojnë nga këto ditë për të shijuar plazhet dhe pishinat për të fundit herë këtë vit si dhe për të bërë disa foto më shumë.
Artistët na kanë mësuar gjatë kësaj stine me foto të ndryshme seksi ku ata shfaqin trupin e tyre gjithmonë në formë ose atë të partnerëve respektivë, duke i shtuar verës edhe pak më shumë nga bukuria natyrale që i ka falur nëna natyre.
Përjashtim këtu duket se bën këngëtari i njohur 2po2, i dalë nga petku tipik i reperit, për të cilin kanë rëndësi vetëm femrat dhe paratë.
Përkundrazi, ai na shfaqet i butë, me butësinë e një babai. Besniku, i cili është dhe emri i tij i vërtetë, publikoi një foto ku po shijonte pak relaks në pishinë së bashku me vajzën e tij, në një pamje që tregon bukurinë tjetër që mbart kjo kohë e ngrohtë.