Një azilkërkues iranian, 23 vjeç, i cili është vetëdjegur në një qendër paraburgimi të Australisë në ishullin Nauru, ka ndërruar jetë.
Departamenti për Migrim i Australisë ka konfirmuar se azilkërkuesi ka vdekur të premten, në spital.
Sipas Qeverisë në Nauru, veprimet e tij kanë qenë “protestë politike”.
Njeriu i njohur si Omid, i vuri flakën vetes në qendrën e paraburgimit në Naurua të martën dhe pastaj u dërgua në spitalin e Brisbanes në Australi me djegie të rënda.
Australia refuzon të pranojë azilkërkues që përpiqen të arrijnë brigjet e saj me anije.
Ajo po paguan ishujt përreth për t’i mbajtur në kampe paraburgimi.