Site icon Telegrafi

Një automjet dhe një garazh janë djegur në Kavadar

Një automjet dhe një garazh janë djegur mbrëmë vonë në Kavadar dhe pas ndërhyrjes së shpejtë të Njësitit Territorial të Zjarrfikjes është parandaluar përhapja e zjarrit në shtëpitë përreth pasi bëhet fjalë për një vend me banesa të dendura.

Njësia Territoriale e Zjarrfikjes bën të ditur se kanë ndërhyrë me tre automjete dhe gjashtë zjarrfikës.

Për zjarrin ka informuar edhe kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

“Janë dëmtuar një automjet tip “Golf” me katër rrota, një traktor dhe një pjesë e garazhit. Sipas dëshmitarëve okularë, zjarri ka nisur nga traktori, por për momentin nuk dihet shkaku. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe ekipit profesional të zjarrfikësve, zjarri nuk u përhap, është një vend me banesa të dendura dhe mund të ketë ndodhur një fatkeqësi e madhe”, theksojnë nga zyra e kryetarit.

Exit mobile version