Disa pamje që tregojnë një autokolonë që shkon me shpejtësi në drejtim të ndërtesës së Kremlinit ka ndezur spekulime rreth Vladimir Putinit.
Sipas Newsweek, përcjell Telegrafi, videoja prej 39 sekondash e shpërndarë të shtunën tregonte disa automjete me drita ndezëse që drejtoheshin drejt Kremlinit, selia e qeverisë ruse, në qendër të Moskës, ndërsa kalimtarët vëzhgonin.
Pamjet u kapën në rrugën Manezhnaya në orën 23:00 sipas kohës lokale, sipas asaj që është thënë në përshkrimin e tyre në mediat sociale.
Aty, siç citohet është thënë më tej se: “Zakonisht vizita të tilla nate në diçka të rëndësishme”.
Motorcade rushing to the Kremlin at 23:00 local time in Moscow. (About 1 hour ago) pic.twitter.com/0qHe3uCRw4
— Oliver Alexander (@OAlexanderDK) June 25, 2022
Por spekulimet në rritje se Putini kishte mbërritur në Kremlin për të dhënë një deklaratë urgjente shkaktuan një mohim nga qeveria ruse.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i tha agjencisë shtetërore ruse të lajmeve TASS të dielën: “Jo, kjo nuk është e vërtetë”. /Telegrafi/