Telegrafi

Një autobus nga Maqedonia digjet në Dubrovnik, s’ka të lënduar

S’ka të lënduar në aksidentin ku u dogj autobusi ‘Hafet Tours’ që sot në mëngjes pas mesnatës në afërsi të Dubrovnikut.

Autobusi ka qenë me 49 udhëtarë që kanë udhëtuar në linjën Shkup-Split, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas Hafet Arifit, i punësuar në firmën “Hafet Tours”, falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve zjarri është shuar ndërsa udhëtarët për gjysmë ore janë bartur te destinacionet përfundimtare me autobus tjetër.

“S’ka lëndime, as dëm te valixhet e tyre nuk është shkaktuar”, thonë nga kompania./Telegrafi/