Telegrafi

Një autobus kaplohet nga zjarri në një autostradë në Argjentinë, pasagjerët largohen të kapluar nga paniku

Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin, kur një autobus ka marrë flakë në një autostradë në Argjentinë.

Në video shihet autobusi duke lëvizur përgjatë autostradës me automjete të tjera, dhe në një moment tym të dendur dhe flakë shihen duke filluar të përhapen nga pjesa e pasme e tij, transmeton Telegrafi.

Shoferi ndali autobusin dhe më pas pasagjerët filluan të kaplohen nga paniku dhe vrapuan drejt zonës së sigurt.

Më pas zjarri është përhapur në të gjithë gjerësinë e autostradës, duke ndërprerë kështu qarkullimin.

Me gjithë ndërhyrjen e zjarrfikësve, autobusi është djegur plotësisht, ndërsa nga hetimet është konstatuar se zjarri është shkaktuar nga një problem me elektronikën. /Telegrafi/