Telegrafi

Një auto-servisi në Pejë i vihet flaka

Një person nga fshati Zahaq i Pejës ka raportuar në Polici se në punëtorinë e tij (automekanik) ka shpërthyer një zjarr.

Sipas viktimës sot në vendin e ngjarjes ka gjetur një shishe me benzinë e cila është konfiskuar nga njësiti policor.

Viktima dyshon që zjarri ka qenë i qëllimshëm. Njësiti zjarrfikës kanë lokalizuar zjarrin, ndërkaq nuk  raportohet për të lënduar.