Telegrafi

Një australian kompleton 3,206 pompa brenda orës

Një “bodybuild-er” australian e theu një Rekord Botëror Guiness kur ai arriti të kompletojë shifrën e 3,206 pompave brenda vetëm 60 minutave.

Lucas Helmke, 33 vjeçar nga Brisbane, kompletoi një mesatare prej 53 pompave për minutë për të thyer rekordin për më së shumti pompa brenda 1 ore.

Helmke e theu rekordin e kaluar prej 3,182 pompave, rekord i vendosur nga bashkëvendësi i tij, Daniel Scali në prillin e 2022-shit, transmeton Telegrafi.

Lucas deklaroi se ai kishte ushtruar për afro 3 vite përpara se të tentonte thyerjen e rekordit në palestrën Iron Undergroung.

Atleti për GWR bëri të ditur se ai dëshironte që thyerja e rekordit nga ana e tij të inspironte djalin e tij 1 vjeçar dhe “t’i tregonte atij se asgjë nuk është e pamundur”.

Helmke tutje shtoi se ai planifikon që forcën e tij ta sfidojë me tentimin e thyerjes të më shumë rekordeve. /Telegrafi/