Kasimpasa e Florent Hadërgjonajt ka triumfuar përball Adana Demirsporit të Aro Muricit me rezultat 4-0 në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Turqisë.
Dy reprezentuesit e Kosovës patën paraqitje të mirë, derisa gardiani ynë edhe pse pati katër gola të pranuara, ia doli të priste një penallti, e cila u ekzekutua pikërisht nga bashkëkombësi i tij.
Derisa Kasimpasa ishte duke fituar 1-0, Hadërgjonaj dhuroi një asistim te Jackson Muleka (45+1) për 2-0.
https://twitter.com/kosovo_49/status/1515704725433470985
Adanan Demirspori mbeti më pas me dhjetë lojtarë në fushë, shkaku që në minutën e 45+3, Mario Balotelli u ndëshkua direkt me karton të kuq.
Në 45 minutat e dytë, vendasit fituan një penallti, por Hadërgjonaj dështoi ta mposhte Aro Muricin, që ia diktoi anën dhe e priti goditjen e tij.
https://twitter.com/kosovo_49/status/1515703549942026253
Më pas, Kasimpasa shënoi edhe dy gola të tjerë, për të vulosur fitoren e tyre të thellë prej 4-0 ndaj Adana Demirsporit.
Pas javës së 33-të, Adana gjendet në vendin e pestë me 52 pikë, ndërsa Kasimpasa në të 11-in me 44 sosh. /Telegrafi/