Site icon Telegrafi

Një arsye tjetër për të medituar: është i mirë për shëndetin e zemrës

Meditoni – është gjë e mirë për mendjen, por gjithashtu edhe gjë e shëndetshme për zemrën.

Hulumtimet e fundit shkencore kanë japë dëshmi të cilat tregojnë se meditimi i zvogëlon faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës, transmeton Telegrafi.

Veç kësaj, në mënyrë ndoshta aspak befasuese, ata kanë zbuluar edhe një ndërlidhje mes meditimit dhe niveleve të vogla të stresit, shqetësimit dhe depresionit, e kjo ka ndikuar në përmirësimin e kualitetit të gjumit dhe mirëqenies së përgjithshme.

Nëse jeni duhanpirës, meditimi mund t’ju ndihmojë ta lini duhanin – rrjedhimisht edhe i zvogëlon rreziqet për sëmundje kardiovaskulare.

Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se meditimi e ulë shtypjen e gjakut, e të gjithë e dimë se shtypja e lartë e gjakut mund të eskalojë në sulm të zemrës. /Telegrafi/

Exit mobile version