Ky është momenti shokues, kur një mjek vazhdimisht godet me grushta e shkelma një infermiere e cila njëherit është e dashura e tij.
E gjithë kjo ngjarje e tmerrshme ka ndodhur derisa ishin brenda sallës së operacionit, ku po kryenin një intervenim kirurgjik te një pacient në një spital në Kinë, transmeton Telegrafi.
Kamerat e sigurisë të instaluara brenda sallës së operacionit, shfaq momentin kur dyshja po grindeshin derisa pacienti ishte i shtrirë në shtrat.
Mjekët tjerë që ishin dëshmitarë të ngjarjes së tmerrshme në spitalin Lankao County, pretendojnë se kirurgu kishte akuzuar të dashurën e tij se kishte shkelur protokollin gjatë operacionit, gjë që ajo e kishte mohuar kategorikisht ku si pasojë erdhi edhe deri tek rrahja brutale.
Që nga publikimi i videos në internet, ajo është shikuar mbi katër milionë herë, ku në fillim të videos ishte pikërisht infermierja që e sulmon kirurgun i cili menjëherë ia kthen me të njëjtën monedhë. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Sz9MZCaxg3o