Telegrafi

Një arsye e fortë për të mos ngritur shpejtësinë e veturës (Foto)

Në rrjete sociale po qarkullon një fotografi, që tregon në mënyrë brilante pse duhet mbajtur tempoja, e jo të ngrihet shpejtësia gjatë vozitjes.

Në treguesin e shpejtësisë së veturës, tek shifra që tregon 100 kilometra në orë, është vendosur fotografia e një fëmije, transmeton Telegrafi.

Në këtë mënyrë, shoferit do t’i kujtohet fëmija që ka dhe nuk do të rris më shpejtësinë. /Telegrafi/