Telegrafi

Një arsimtare dhe një amvise sulmohen fizikisht në rajonin e Shkupit

Një shkupjane 43 vjeçare e ka denoncuar në polici bashkëshortin e saj për matretim fizik në këto dy muajt e fundit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ajo ka bërë të ditur se është sulmuar fizikisht, maltretuar psiqikisht, e në disa rast edhe përdhunuar.

Ndërkaq, një tjetër grua është sulmuar fizikisht nga një burrë. Bëhet fjalë për A.E 48 vjeçare, arsimtare në një shkollë fillore në fshatin Batincë.

Arsimtarja ka lajmëruar në polici se A.J (58) ka shkuar në shkollë dhe e ka sulmuar fizikisht arsimtaren./Telegrafi/