Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti mënyrë permanente ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij (babanë dhe nënën).
I arrestuari kërkonte para nga prindërit.
“Më 15.03.2018 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi i njëjti në mënyrë permanente ka kanosur dhe ka sulmuar fizikisht familjarët e tij (babanë dhe nënën) duke kërkuar para nga ta”, thuhet në raport.
I dyshuari me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/