Telegrafi

Një i arrestuar për gjuajtje me armë në një aheng familjar

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person, pasi i njëjti ka shtënë me armë zjarri në ajër në një aheng familjar.

Rasti ka ndodhur në Hajvali, të hënën në ora 18:37.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar 9 gëzhoja.

I dyshuari e ka dorëzuar vullnetarisht një revole me 2 karikatorë të zbrazët. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/