Site icon Telegrafi

Një i arrestuar në Viti, rrahu bashkëshorten

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi sulmoi fizikisht bashkëshorten.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Viti në ora 19:30.

“Lëndime të lehta trupore ka pësuar viktima femër K/Shqiptare, pasi e njëjta është sulmuar fizikisht nga i dyshuari K/Shqiptar (bashkëshorti i saj)”, bëhet e ditur në raport.

I dyshuari është arrestuar dhe i njëjti pas inicimit të rastit me urdhër të prokurorit është liruar. /Telegrafi/

Exit mobile version