Site icon Telegrafi

Një i arrestuar në Prizren, ia vuri zjarrin një veture në parking

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në parking ia ka vënë zjarrin një veture.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Bedri Pejani” në Prizren, të dielën në ora 20:50.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar, pasi që në parking ia ka vënë zjarrin veturës së viktimës mashkull K/Shqiptar. Njësitet policore dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes, por viktima ka arritur që vetë ta lokalizojë e ta fikë zjarrin”, thuhet në raport.

Dëmet nga zjarri në veturë janë të konsiderueshme, ndërkaq me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/

 

Exit mobile version