Telegrafi

Një i arrestuar në Prizren, i dehur rrah vajzën

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person pasi në gjendje të dehur ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës së tij.

Rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 17:30 në Prizren.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. I dyshuari ishte në gjendje të dehur dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/